1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Krasniqi – Kurtit: Kur do ta shkarkoni Berishajn?

Rekomandime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për mungesë guximi dhe transaprence në lidhje me procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se kreu i ekzekutivit nuk ka nevojë t’i fsheh aranzhimet që po i bënë për Asociacionin.

- Advertisement -

Lideri i PDK-së po ashtu u shpreh se Kurti duhet të dialogojë, të arrijë marrëveshjen që respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror dhe kushtetues të Kosovës.

Krasniqi: Kryeministri në raport me temën e dialogut nuk ka nevojë as të fshihet, as të mashtrojë

“Të jesh konsistent në qëndrime është një parim fisnik në politikë të jesh pragamtik në politikë do të thotë të veprosh duke i ruajtur parimet edhe nëse duhet adaptuar qëndrimet për shkak të ndryshimit faktik të rrethanave dhe të dyja këto qasje janë krejtësisht legjitime kur i përgjigjen kërkesave të kohës dhe rëndom kanë arsyeshmërinë varësisht nga konteksti. E vetmja gjë që nuk është as fisnike e as pragmatike është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon kur e mashtron vetveten se do t’i arrish qëllimet me sukses duke i fshehur pas parimeve derisa vepron sipas rrethanave. Fatkeqësisht kjo është rruga që është duke ndjekur Albin Kurti në mënyrën se si i është qasur qeverisjes në përgjithësi ndërsa në veçanti zhvillimeve të fundit në dialogun Kosovë-Serbi. Prandaj, dua t’ia bëjë të qartë kryeministrit në raport me temën e dialogut nuk ka nevojë as të fshihet , as të mashtrojë, as të luajë rolin e shpëtimtarit e tradhtarin. Për PDK-në mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë konkrete ligjore dhe kushtetuese që e ka si kryeministër. Të dialogojë, të arrijë marrëveshjen që respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror dhe kushtetues të Kosovës dhe, krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente sepse proceset qeverisëse janë çështje edhe teknike por edhe politike, por rezultatet e tyre bëhen realitete shoqërore dhe shtetërore”, tha ai.

- Advertisement -

Krasniqi u shpreh se kryeministri nuk ka nevojë me i fsheh para deputetëve dhe qytetarëve aranzhimet që po i negocion në lidhje me Asociacionin.

Sipas tij dialogu si proces por edhe aranzhimet që dalin prej këtij tij nuk janë çështje private mes Kurtit dhe Vuçiqit por janë çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Krasniqi: Nuk ka nevojë me i fsheh para deputetëve dhe qytetarëve negociatat në lidhje me Asociacionin

“Nuk ka nevojë me fsheh prej Kuvendit dhe deputetëve asnjë prej pozicioneve në të cilat qëndron sot kryeministri në raport me planin franko-gjerman apo evropian. Nuk ka nevojë të na njoftojë se e ka pranuar këtë plan nga një restorant me biftek përpara, por këtu në Kuvend ku janë përfaqësuesit e popullit. Nuk ka nevojë me i fsheh para deputetëve dhe qytetarëve aranzhimet që po i negocion në lidhje me Asociacionin, nuk ka nevojë me iu prezentu deputetëve të Kuvendit kushte për marrëveshje sepse deputetët nuk janë ata që dueht të binden për kushtet që shkojnë në favor të Kosovës. Ne si PDK për dialog kryeministër as nuk të kemi penguar as nuk të kemi linçuar e as nuk të kemi hedhur gaz lotsjellës e koktej molotovi, përkundrazi të kemi mbështetur sepse përballë Serbisë dhe prentendimeve të saj jemi bashkë. Krejt çka duhet të bësh është të arrish qëndrimet dhe qëllimet shtetërore të Kosovës dhe qytetarëve nga ai proces përmes marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse që përmban njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve dhe nuk ka nevojë, nuk është as demokratike, fisnike e parimore që krejt këto zhvillime t’i bësh duke u fshehur e në mënyrë jo transparente… Dialogu si proces dhe aranzhmanet që dalin prej tij nuk janë çështje private mes teje dhe Vuçiqit por janë çështje shtetërore mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi ai.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi kërkoi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të dalë sot para qytetarëve të Kosovës dhe të tregojë se kur do ta shkarkojë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Krasniqi – Kurtit: Kur do ta shkarkoni Martin Berishajn

“Pse nuk e shkarkon Martin Berishajn, si është e mundur që një person që është në mes të skandalit më të madh rajonal që është mik i yti personal i cili sot është temë në medie evropiane për çështje mafioze në lidhje me mafinë e Serbisë i cili ka përfituar miliona euro nga kjo mafi energjetike, para të cilat thuhet se kanë financuar fushatat tuaja politike dhe zgjedhore të vazhdojë të qëndrojë si ambasador, të përfaqësojë Kosovën derisa si kryeministër ende nuk ke pasur guxim që ta japësh asnjë koment për këtë çështje. Përgjegjësia jote kryeministër është me ndërmarr veprime, prandaj larg temave të mëdha që po fshehni tema të tjera unë sot kërkoj nga ti kryeministër që të dalësh në këtë foltore dhe të përgjigjesh se kur do ta shkarkosh Martin Berishajn dhe kur do të dalë ky njeri para drejtësisë në Kosovë. Dil e tregona se edhe sa kohë Martin Berishaj do ta turpërojë Kosovën e krejt institucionet e shtetit tonë përmes mbrojtjes që po ia jep heshtja jote”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit