2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Krasniqi: LDK s’mund ta luftojë korrupsionin, të gjithë nënkryetarët i ka me aktakuza

Rekomandime

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se LDK nuk mund ta luftojë korrupsionin, pasi që edhe në këtë parti ka zyrtarë me atakuza e akuza të ngritura, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Duke folur në Debat Plus, Krasniqi u shpreh se që nga viti 2017, PDK’ja e ka në program largimin e personave që kanë akuza për korrupsion, dhe se fushata e Kryetarit Kadri Veseli, nuk ka të bëjë me zgjedhje kjo pasi nuk kanë qenë në dijeni se vendi do të shkoj në zgjedhje.

Krasniqi shtoi se LDK nuk mund ta luftoj korrupsionin duke e pasur parasysh se disa prej figurave kyqe kanë aktakuza të ngritura.

‘Çka kanë bërë si LDK, paria e LDK’së që janë prej nivelit të nënkryetarëve gati të gjithë janë me aktakuza e me akuza të ngritme. Është Haki Rugova,Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri të gjithë janë kryetar të komunave’, tha Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit