5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Krasniqi: Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës”

Rekomandime

Në media gjatë ditës së djeshme është raportuar për një takim në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në shtëpinë këtij të fundit në Prapashticë. Një gjë e tillë nuk është mohuar e as pohuar nga asnjëra palë, ndërkohë sot kanë filluar sulmet ndaj dy partive.

- Advertisement -

Ka qenë kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili fillimisht ka folur rreth një takimi të tillë duke e cilësuar si një ‘koalicion të rançit të Prapashticës’.

Ndërkohë pa reaguar nuk ka qëndruar as kandidati për deputet nga radhët e PSD’së, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se mbrëmë janë bërë bashkë “Gomari i Zajednicës dhe Blegtori i Prapashticës”, duke aluduar në Albin Kurtin dhe Isa Mutafën.

Krasniqi ka thënë se këta emra ia patën vendosur njëri tjetrit Kurti e Mustafa ndërkohë tashmë thotë se po i përpijnë përplasjet për shkak të siç thotë Krasniqi ‘pazareve të natës për pushtet’

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Frashër Krasniqit:

Mbrëmë u bënë bashkë “Gomari i Zajednicës” me “Blegtorin e Prapashticës” në rançin e këtij të fundit.

- Advertisement -

Janë këta emra që ia vendosnin njëri-tjetrit dhe që po i përtypin me shumë lehtësi, tash kur pazaret e natës për pushtet i kanë bërë t’i përkulen njëri-tjetrit .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit