1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Krasniqi: Nuk e votojmë Isa Mustafën për kryeministër

Rekomandime

Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se nuk do të votojnë Isa Mustafën për kryeministër, nëse emri i tij del si propozim eventual. Gjithsesi, Krasniqi ka thënë se PDK do të jetë pro formimit të një qeverie pa zgjedhje dhe se nuk do të votojnë asnjë qeveri të cilën ata nuk e drejtojnë.“Isa Mustafën nuk do ta votojmë si dhe nuk do të votojmë asnjë parti që krijon qeveri. Nuk do të votojmë asnjë qeveri që nuk do të udhëhiqet nga PDK. Kemi pritur që z. Kurti do të lëvizë në pajtim me Kushtetutën dhe do të tentojë krijimin e një shumice të re. Pas kësaj vjen një tentativë e re, por ne sërish ne do të jemi në opozitë”, u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Ndërkohë duke folur për takimin e thirrur nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ku z. Krasniqi ishte i vetmi përfaqësues politik jashtë VV-së pasi partitë e tjera e bojkotuan, nënkryetari i Kuvendit tha se gjatë diskutimeve nuk pati asnjë propozim apo kërkesë dhe e cilësoi takimin propagandë.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Kuvendit lë të kuptohet se, PDK mbështet idenë e formimit të një qeverie të re pa shkuar në zgjedhje, pasi thotë se nuk duhet të krijohet vakum.“Problemi është i z. Kurti në radhë të parë, pasi duke qenë kryeministër ka qenë refuzues në bashkëpunim me opozitën por edhe brenda koalicionit që me veprimet e tij e shkatërroi. Ne si opozitë kemi luajtur rolin tonë dhe me propozime konkrete. Qëndrimi i PDK ka qenë i qartë që nga rezultati i zgjedhje dhe ne do të jemi parti opozitare. Kemi një qeveri që ka një rol kujdestarie dhe nuk ka legjitimitet për të vepruar me kapacitete të plota legjislative, pasi nuk ka të drejtë të propozojë ligje në Parlament”, deklaroi Krasniqi për Euronews Albania.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit