3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Krasniqi-Pacollit: Me kon si ju isha turpnu, qysh askush prej jush s’po e përmend emrin e Agon Musliut

Rekomandime

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës deklaroi se mirë që deputetja Fitore Pacolli u la të flasë në fund, pasi ajo përfaqëson pikërisht VV-në ashtu siç është, plot mllef.

- Advertisement -

“Thjeshtë kjo nuk di të rekomandojë diçka, por vetëm të tensionojë situatën, me i sha njerëzit, me i nxit ata pra jo diçka me rekomandu.Po gënjen, pasi dihet mirë që PDK në vazhdimësi pa dallim kush është në qeveri për pandeminë kanë mbajtë konferenca për shtyp. E fundit është mbajtë javën e fundit ku janë dhënë rekomandimet e njëjta të cilat po i bimë edhe sot, pra kjo është një e pavërtetë e madhe”, tha Krasniqi.

Tutje ai shtoi se vendimet e qeverisë Kurti të cilët u patën marrë janë të tilla që shkelnin Kushtetutën, madje u shkel dy herë.

“Me kon sikur ju e ti bile isha turpnu se qysh askush prej ju nuk e përmendët emrin e Agon Musliut, një i ri që ëndrrat iu ndalën në gjysmë në momentin kur ju e patën në dorë shtetin.E kemi thënë gjithmonë, përmendjani emrin”, deklaroi Krasniqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit