4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Krasniqi: Shkelësit e Kushtetutës ju frikësohen zgjedhjeve, duan ta bëjnë qeverinë e re me votat e vjedhura

Rekomandime

“Këta janë në gjendje të bëjnë çmos. Për pushtet edhe ta shkelin Kushtetutën. Asnjëri prej tyre nuk po pranon që të shkojmë në zgjedhje, por duan të bëhen pjesë e qeverie me fitore të vjedhur. E dinë fare mire se çfarë i gjen nëse shkojmë në zgjedhje’, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, përveç paraqitjes në konferenca për media, gati në baza ditore, të cilat i shfrytëzon për të vazhduar që ta kritikon Qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, të shkarkuar nga Kuvendi i Kosovës, ai duket që ka nisur edhe një fushatë të hershme tinëzare elektorale, duke e shfrytëzuar për interesa politike pandeminë e koronavirusit dhe madje duke thyer edhe rregullat për të mos mbledhur qytetarët në numër të madh që rrezikon shëndetin e tyre.

- Advertisement -

Këtë metodë punë të komunikimit me qytetar e ka zhvilluar ditët e fundit në komunat e të veriut, Leposaviq e Zveçan, dhe më pastaj ia ka mësyrë edhe Ferizajt.

Ai po ashtu ka paralajmëruar edhe vizita nëpër komuna tjera. Me këto lëvizje të shpeshtuara në teren, por edhe me konferencat në baza ditore që i organizon Veseli ose vartësit e tij, analistët politik shohin një mobilizim të fshehur të PDK-së, që të mos kapet e befasuar nga zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme , nëse ato imponohen në momentin e fundit, sado që pas shkarkimit të Qeverisë Kurti, opsioni i zgjedhjeve të reja nuk po mbështete nga ata që keq qeverisin me vendin por duan që duke lënë jashtë Qeverie VV-në të krijojnë një qeveri tjetër të ish partive të PAN-it me LDK-në sado që votat e tyre janë të manipuluara, të vjedhura dhe nuk e paraqesin besimin e qytetarëve.

Rreth këtyre skenarëve tinëzar të PDK-së, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Faik Krasniqi, sipas të cilit nga liderët politik që e kanë humbur arsyen dhe besimin qytetar, është i mundshëm secili skenar i veprimit për ta kapur shtetin, duke e akuzuar Qeverinë e shkarkuar edhe për të gjitha dështimet e tyre në të kaluarën, por shkuarja në zgjedhje të reja, është gjeja me ë frikshme me të cilën ata tash nuk do të dëshironin të ballafaqohen.

- Advertisement -
Faik Krasniqi

Hipokrizia e këtyre liderëve politike nuk ka fund. Akuzojnë kryeministrin Albin Kurtin për gjera që vete janë fajtor. E akuzonin për Veriun e Kosovës. Sa turp.

Veriu i Kosovës pikërisht nga ish lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, në njëfarë mënyre apo tjetër është ndarë nga Kosova”, thotë Faik “Krasniqi për “Kosova Sot Online”. Prandaj sipas tij ata nuk zgjedhin as rrugë jo ligjore as mjete se si të vijnë deri te pushteti dhe kapja e sërishme e shtetit, sikur e kanë bërë edhe në të kaluarën, pa vota dhe pa besim qytetar.

- Advertisement -

“ Këta janë në gjendje të bëjnë çmos. Për pushtet edhe ta shkelin Kushtetutën. Asnjëri prej tyre nuk po pranon që të shkojmë në zgjedhje, por duan të bëhen pjesë e qeverie me fitore të vjedhur. E dinë fare mire se çfarë i gjen nëse shkojmë në zgjedhje”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit