Gazetari dhe prezantuesi i njohur Adi Krasta, ka reaguar ndaj fenomenit të shfaqur së fundmi në plazhet e Shqipërisë, ku muzika serbe dëgjohet në lokale dhe taverna të ndryshme.
Krasta përmes një tweet-i në llogarinë personale ka shkruar se minimumi i ndjeshmërisë ndaj masa.krave që kanë ndodhur në Kosovë, është që këto muzika të ndalen në publik.
Statusi i plotë:
Në plazhet e Shqipërisë buçasin këngët e këngëtares serbe Ceca, e cila vazhdon të rrezellijë qafës me stolitë e plaçkltura nga burri i saj në Kosovë.
Minimumi i ndjeshmerisë sonë ndaj masak.rave është të mos i buoasim publikisht këto këngë e këngëtarë. Jo?.