0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Krejt çka dihet deri tash për kërcënimin në faqen “shes-blej” ndaj Kryeministrit Kurti

Rekomandime

Të mërkurën mbrëma kryeministri i vendit Albin Kurti është kërcënuar. E kjo ka bërë që forca të Policisë së Kosovës të paraqiten para shtëpisë së tij.

- Advertisement -

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse.”, ka thënë ai për median.

Kështu një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

- Advertisement -

Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë.

Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale.

- Advertisement -

Pas këtyre raportimeve, Kurti, i rrethuar me forca të shumta të Policisë së Kosovës, është kthyer mbrëmë në shtëpinë e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit