Faqja e kryeministrit Albin Kurti e hapur me 2017-ën nuk është ishte hapur me emrin e mbiemrin e të parit të ekzekutivit.
Në fillim, faqja e kryeministrit aktual titullohej “Krejt Kosova me Albin Kurtin”, emër ky i cili u ndryshua një ditë pasi ishte hapur, në kohën kur veçse Lëvizja Vetëvendosje po pësonte ngritje në përqindje përgjatë zgjedhjeve parlamentare.
Pra, ajo me 19 Maj merr emrin e Albin Kurtit nga “Krejt Kosova me Albin Kurtin”.
Faqja e kryeministrit është përdorur për komunikim zyrtar lidhur me takimet dhe aktivitetet e tjera politike, si dhe për thirrje për votim përgjatë kohës së fushatave elektorale në zgjedhjet parlamentare e lokale.
Ajo është ndër faqet më të mëdha në Kosovë në Facebook duke numëruar mbi 510 mijë ndjekës.