4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kreu i veteranëve thotë se tash do të fillojnë arrestimet nga Tribunali Special

Rekomandime

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka komentuar numrin e madh të ftesave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

- Advertisement -

Gucati ka deklaruar se numri i ftesave që po vijnë është shumë i madh dhe se buxheti i ndarë nga Qeveria e Kosovës për mbrojtje të të akuzuarve nga Gjykata Speciale është i pamjaftueshëm.

“Krahasimi i ftesave për të ftuarit e Gjykatës Speciale me buxhet është shumë i vogël. Nuk mundet as shpenzimet minimale me i mbulu, duke e ditur udhëtimin dhe akomodimin në hotel. Nuk mendoj se ky buxhet do t’i mbulojë të gjitha këto”, ka thënë ai për Telegrafin.

Gucati tha se presin formimin e Qeverisë së re dhe që beson se do ndahet buxhet shtesë për të akuzuarit nga Gjykata Speciale.

- Advertisement -

“Ne presim që të formohet Qeveria e re, sepse Albin Kurti vetë ka premtuar se do t’iu dalë në ndihmë veteranëve të UÇK-së, dhe shpresoj e besoj që do të ndajë buxhet shtesë për këto kategori, të cilat do të ftohen nga Gjykata Speciale”, theksoi ai.

Ndërsa, sa i përket premtimeve të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për zhbërjen e Gjykatës Speciale, ai tha se nuk beson që ky premtim do të mund të realizohet.

- Advertisement -

“Besoj që Albin Kurti do t’i mbajë premtimet e dhënë që i ka bërë në fushate, por nuk besoj që mund të zhbëhet Gjykata, për arsye se koalicioni do të bëhet me LDK-në. Dhe LDK është partia që ka qenë ithtare për me u formu Gjykata Speciale bashkërisht me PDK-në. Dhe nuk besoj që koalicioni do të lejojë që Gjykata të zhbëhet, sepse deputetët e LDK-së e kanë votuar krijimin e saj”, ka thënë ai.

Gucati gjatë intervistës ka thënë se ka informacione nga avokatët ndërkombëtarë se në fund të muajit tetor dhe në fillim të muajit nëntor të ndodhin edhe arrestimet e para.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit