Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka shkaktuar dhe shumë dëme të tjera mjedisore.
Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja ditën e sotme, pasi pamja është qartësuar nga pluhuri, ka dalë në pah se është krijuar një gropë me përmasa gjigante si pasojë e shpërthimit. Ndërkohë përreth vendit të shëprthimit shumë banesa janë shkatërruar.
Nga ana tjeter Ministri i shëndetësisë libaneze Hamad Hasan ka këshilluar qytetarët që kush mundet të largohet nga Bejruti.
Hasan ka cituar për mediat lokale që materialet e rrezikshme të shpërndara në ajër mund të kenë një efekt mortal afatgjatë.
Në magazinë ishin rreth 2700 ton nitrat të sekuestruara në një depo në 2014.