1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“KrimineIët po kanë frikë”/ Deklaratë e fuqishme nga VV: Ja kush i mori në qafë shumë njerëz, ndër ta edhe Astrit Deharin!

Rekomandime

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar në lidhje me raportimet e fundit se dhe drejtues të shërbimit sekret shtetëror në Kosovë, kanë sajuar dëshmi të rrejshme.

- Advertisement -

Sipas Zaimit qëllimi kryesor ka qenë njollosja e Vetëvendosjes, ku kanë qëne të përfshirë Sylë Hoxha dhe Driton Gashi.

“Ky regjim ka marrë më qafë shumë njerëz, ndër ta edhe aktivistin Astrit Dehari, që e burgosën politikisht, ia morën jetën në burg, dhe e shpallën të vetëvrarë. Pak muaj më vonë, në burg, vdiq dhe dëshmitari okular, i burgosuri që ndante qelinë me Astrit Deharin.

Kështu është mbajtur gjatë e padrejtësisht në burg Sadri Ramabaja. Kështu janë arrestuar e rrahur qindra aktivistë”, shkroi Zaimi në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i plotë

Sipas raportimeve të fundit, prokurorë dhe drejtues të shërbimit sekret shtetëror në Kosovë, kanë sajuar dëshmi të rrejshme me synim për ta njollosur Vetëvendosjen dhe mundësisht për ta shpallur atë të jashtëligjshme. Ndër ta edhe Sylë Hoxha e Driton Gashi.

- Advertisement -

Ky ka qenë regjimi i PDK dhe LDK, bashkë në çdo hap.

Ky regjim ka marrë më qafë shumë njerëz, ndër ta edhe aktivistin Astrit Dehari, që e burgosën politikisht, ia morën jetën në burg, dhe e shpallën të vetëvrarë. Pak muaj më vonë, në burg, vdiq dhe dëshmitari okular, i burgosuri që ndante qelinë me Astrit Deharin.

Kështu është mbajtur gjatë e padrejtësisht në burg Sadri Ramabaja. Kështu janë arrestuar e rrahur qindra aktivistë.

Po ky regjim, me këta prokurorë e këta drejtues shërbimesh, na ka deportuar padrejtësisht nga Kosova Boiken Abazin, mua e Dejona Mihalin.

Strategjia e tyre ka qenë njollosja penale e kundërshtarëve, që ata të mos mund të merren me politikë. Kështu arritën ta ndalonin deri edhe kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e fundit.

Janë këta që sot paguajnë miliona për reklama elektorale kundër Vetëvendosjes në mediat e tyre.

Janë këta që sot ankohen kundër Vettingut në drejtësi e prokurori.

Nëse ka një të arritur deri tash në Kosovë, është kjo:

KrimineIët po kanë frikë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit