-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kritika e fortë për Kurtin pasi pranoi Sokol Dobrunën në Vetëvendosje. A po shkon drejt fundit aleanca mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit?

Rekomandime

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ditën e djeshme i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Këtë e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Albin Kurti, ku ka treguar për jetën dhe veprimtarinë e Dobrunës ndër vite.

- Advertisement -

Baca Sokol është ish i burgosur politik dhe veprimtar i kamotshëm i çështjes kombëtare, pjesëmarrës në lëvizje e organizata të ndryshme legale e ilegale të kohës.

Në dimrin e ashpër 1998/1999, jemi takuar në Shtab të Përgjithshëm në malet e Berishës kur Adem Demaçi përfaqësonte dhe mbronte UÇK-në duke udhëhequr zyrën e saj në Prishtinë.

Gjatë luftës, Baca Sokol asnjë ditë të vetme nuk ka qenë jashtë Kosovës dhe e ka ecur në këmbë Kosovën nga Shala e Bajgora deri në Vrri të Prizrenit.

- Advertisement -

Me tetë dekadat e jetës së tij ai është dëshmi e gjallë se është e mundur të plakesh duke qenë edhe patriot edhe i ndershëm”, ka shkruar Kurti dje në Facebook.

- Advertisement -

Dobruna njihet në Kosovë edhe si njeriu që e kishte dënuar më pushkatim Blerim Kuçin, tash Ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, dikur zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka komentuar aderimin e fundit në partinë e Kurtit.

Haziri konsideron se aderimi më i ri në Lëvizjen Vetëvendosje, ish-gjykatësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, do të sjellë përvojën e tij në këtë parti, të dënimit me pushkatim të kundërshtarit politik me ftohtësinë e një vampiri.

Nexhat Haziri

Lëvizja Vetëvendosje si strehë e fundit për horrat. Prurja e re në Vetëvendosje, ish-gjykatësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna, do të sjellë përvojën e tij në VV, të dënimit me pushkatim të kundërshtarit politik me ftohtësinë e një vampiri. Liria, a e ke edhe emrin e Sokol Dobrunës, këtij krimineli që ka dhënë dënime me pushkatim për kundërshtarët politik sipas urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së së Rognerit”, shprehet Haziri.

Kurse, se a do të ndikojnë në marrëdhëniet mes Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, deklarimi i fundit i kreut të VV-së për mbrojte të te akuzuarve nga Specialja, dhe aderimi i fundit në VV, kur dihet se ish-nënkryetarja e LDK-së ishte ndër njerëzit më të zëshëm të kësaj partie për vrasjet e zyrtarëve të vrarë para dhe pasluftës, Haziri është i mendimit se kjo nuk do të ndikojë, pasi sipas tij, kjo aleancë nuk përbën asnjë parim, përpos lakmisë për pushtet.

Nuk besoj se ky aderim i ish gjykatësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobrunës në Vetëvendosje, të ndikojë në raportet me Vjosa Osmanin, pasi kjo e fundit tashmë e ka bërë të qartë një aleancë me Albin Kurtin, aleancë kjo që nuk përbën asnjë parim përpos lakmisë për pushtet qoftë nga ana e LVV-së, poashtu edhe nga ana e Vjosa Osmanit, pa marrë parasysh se kjo e fundit dikur ishte shumë e zëshme në kërkesat e saja për zbardhjen e vrasjeve të aktivistëve të LDK-së”, tha në fund, analisti politik, Nexhat Haziri, për gazetën “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit