1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kritikon Kurtin por kur ishte kryeministër Ramush Haradinaj: Ikja e kosovarëve për të punuar në Gjermani nuk duhet marrë tragjike

Rekomandime

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për ikjen e qytetarëve nga vendi drejt shteteve të ndryshme.

Ai sot përmes një postimi në Facebook ka pyetur kryeministrin Kurti nëse ka ndonjë koment për aplikimin e 56 mijë qytetarëve për vizë pune për të dalë jashtë shtetit.

- Advertisement -

“A ka kryeministri ndonjë koment? 56000 qytetarë të Kosovës për një muaj kanë aplikuar për viza pune për të dalë jashtë vendi, vetëm në njërën nga ambasadat.
Përse kjo heshtje? A nuk ishit ju qeveria e shpresës? Përse kaq shumë qytetarë ia mësyejnë ta lëshojnë vendin?”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook.

Ai më tej ka thënë se qytetarët po duan të ikin sepse qeveria nuk po tregon aftësi për ringjalljen ekonomike, përkundrazi, po e fundosë dita ditës edhe më shumë ekonominë edhe ashtu në krizë.

- Advertisement -

Por në maj të vitit 2019, sa ishte në pozitën e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajn nuk e brengoste fort ikja e qytetarëve nga vendi.

Ai madje i kishte inkurajuar ata të shkojnë dhe të punojnë në vendet si Gjermania. Sipas tij kjo është një shkollë e jetës.

- Advertisement -

Ai kishte treguar se edhe vetë kur ka qenë i ri ka punuar në ndërtim kulmesh në Zvicër.

Nuk e di pse duhet me marrë tragjike këtë punën e shkuarjes në Gjermani për punësim. Unë mendoj që edhe kjo është një shkollë e jetës. Falënderoj Gjermaninë për vizat e punës dhe mendoj që kjo është një mënyrë e aftësimit. Nëse një i ri kosovar shkon me punu në një fabrikë, ai aty e mëson sistemin e punës. Unë vetë kam mësuar zanat në Zvicër. Edhe sot e kësaj dite di me vendosë izolim të kulmeve, di me vendosë dyer e dritare, di me punu me kulme, pra me mbete pa punë e gjej një punë. Shpresoj që të rinjtë të Kosovës për gjatë gjithë kohës që nuk e kanë një vend të punës në Kosovë shpresoj që këto vende të punës me i gjet në tregje të tjera”, kishte deklaruar Haradinaj në pjesën përmbyllëse të Konferencës “Arsimi profesional dhe orientimi profesional janë politikë ekonomike” e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, GIZ dhe Oda Ekonomike Gjermane-Kosovare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit