1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kritiku i Putinit, Navalny shpallet fajtor nga gjykata ruse, do të vuaj 13 vite burg

Rekomandime

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është shpallur fajtor për mashtrim nga një gjykatë ruse. Prokurorët rusë kërkojnë ta transferojnë Navalny-n në një burg të sigurisë maksimale, shkruan The Guardian

Ai është dënuar me 13 vite burg. Ndërkohë, Navalny tashmë po vuan një dënim prej dy vite e gjysmë burg për një dënim të vitit 2014 për mashtrim që ai e ka cilësuar si “politik”.

- Advertisement -

Navalny akuzohet se ka përvetësuar rreth 356 milionë rubla (4 milionë euro) në donacione nga disa organizata joqeveritare. Ai u arrestua pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021 pasi kaloi disa muaj në spital duke u shëruar nga helmimi me agjent nervor për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin. Moska nga ana tjetër i ka mohuar akuzat.

45-vjeçari u burgos në shkurt të vitit të kaluar dhe ka vuajtur dënimin e tij në koloninë nr. 2 të burgut të sigurisë maksimale Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës.

- Advertisement -

Vendimi i gjykatës vjen pasi Rusia miratoi ligje të reja që nënkuptojnë se njerëzit që përhapin informacione “të rreme” mund të burgosen deri në 15 vjet. Kjo do të thotë gjithashtu se thirrjet publike për sanksione kundër Rusisë janë një vepër penale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit