6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kriza në Ukrainë, Rusia përgatitet të strehojë refugjatë nga Donbas

Rekomandime

Autoritetet separiste në Ukrainën lindore thanë se planifikonin të evakuonin banorët në Rusi. Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, tha se Rusia kishte rënë dakord të strehonte të gjitha personat që do të largoheshin. Ai tha se fillimisht duhet të evakuohen gratë, fëmijët dhe të moshuarit.

Një njoftim i ngjashëm u bë edhe në rajonin tjetër të vetëshpallur, Luhansk.

- Advertisement -

Separatistët pretendojnë se një makinë shpërtheu pranë ndërtesës së qeverisë së tyre në qytet, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Gazeta ruse e lajmeve RIA tha se askush nuk ka mbetur i lënduar nga shpërthimi.

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar qeverinë që të strehojë civilët nga Donetsk dhe Luhansk, sapo të mbërrijnë në Rusinë jugore. Mediat shtetërore kanë raportuar se disa nga autobusët që transportonin të evakuuarit nga territoret e kontrolluara nga separatistët kanë filluar të mbërrijnë në rajonin e Rostovit të Rusisë, raporton abcnews.al

- Advertisement -

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Ukrainës, Oleksiy Danilov tha se nuk ka gjasa të ndodhë një pushtim rus në shkallë të plotë por sigurisht do të ketë provokime të shumta në Ukrainën lindore.

- Advertisement -

Në një deklaratë të përbashkët nga Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian paralajmëroi se Rusia mund të krijojë situatë si një “pretekst për përshkallëzimin e mundshëm ushtarak”.

Inteligjenca ukrainase pretendon se forcat speciale ruse kanë vendosur eksplozivë në një sërë objektesh të infrastrukturës sociale në Donetsk të kontrolluar nga separatistët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit