1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kroacia blen 12 aeroplanë Iuftarakë “RafaIe” për 1 miliardë euro

Rekomandime

Kroacia do të sigurojë 12 avionë Iuftarakë francezë të përdorur F3R Rafale për të modernizuar forcën ajrore të vendit, njoftoi të premten kryeministri Andrej Plenkoviç.

“Ky është investimi më i madh në Forcat e Ar’matosura Kroate, investimi më i madh në sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe sigurisë së qytetarëve kroatë”, tha kryeministri duke iu referuar çmimit prej 999 milionë eurosh.

- Advertisement -

Plenkoviç tha se data e njoftimit ishte e përshtatshme, pasi Kroacia po shënonte Ditën e Forcave të Armtosura dhe 30-vjetorin e formimit të forcave të saj të armtosura, të cilat luajtën një rol vendimtar në Iuftën për pavarësi 1991-1995.

Në tenderin për të blerë një gjeneratë të re avionësh Iuftarakë, përveç avionëve të zgjedhur francezë, gjithashtu konkurruan një F-16 Block 70 amerikan i ri, një JAS-39 Gripen suedez i ri dhe një F-16 Barak izraelit i përdorur.

Plenkoviç tha se oferta franceze ishte e preferuar sepse “për më pak para, Kroacia merr avionin më të vlerësuar dhe të mirëpajisur”.

- Advertisement -

Kroacia i pret avionët në fillim të vitit 2024 dhe, sipas Plenkoviç, çmimi prej 999 milionë eurosh përfshin gjithçka: “Avionë, simulatorë, pajisje dhe trajnim të pilotëve tanë të cilët do të qëndrojnë në Francë për dy vjet”. Ai akuzoi qeveritë e mëparshme për “dështimin për të marrë vendime që do të forconin më tej Forcën Ajrore Kroate”.

Kroacia hyri në NATO në 2009.

- Advertisement -

Kjo ishte hera e dytë që vendi përpiqej të siguronte avionë Iuftarakë. Një blerje e planifikuar e disa avionëve 12 F-16 nga Izraeli dështoi në vitin 2019, me mediat që raportuan se për këtë fajësohej ndërhyrja e SHBA-së.

Ambasada e SHBA-së në Zagreb e mbështet këtë blerje. Ajo shkroi në Twitter se SHBA-ja e “mbështet zgjedhjen e Kroacisë të avionëve Iuftarakë të gjeneratës së ardhshme”, duke shtuar: “Sigurimi i avionëve do ta bëjë edhe më të fortë një aleat të fortë të NATO-s.”/Reporter

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit