1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kroacia gati t’i bashkohet Eurozonës më 2023

Rekomandime

Kroacia beson se do të jetë gati të bashkohet me Eurozonën në janar të vitit 2023, deklaroi të enjten kryeministri Andrej Plenkoviç.

“Lidhur me kohën që Kroacia do të kalojë në ERMII, ne jemi të bindur se gjatë pjesëmarrjes së saj në mekanizëm, do të ruajmë stabilitetin e kursit të këmbimit dhe do të jemi gati të bashkohemi me Eurozonën më 1 janar 2023”, tha Plenkovic në një fjalim të publikuar në faqen e internetit të qeverisë.

- Advertisement -

Vendi buzë detit Adriatik, me 4.4 milionë banorë, i cili ka qenë anëtar i Bashkimit Europian që nga 1 korriku 2013, hyri vitin e kaluar në Mekanizmin Europian të Shkëmbimit (ERM-2), i cili është si një “dhomë pritjeje” për hyrjen në Eurozonë.

Integrimi në Eurozonë dhe në zonën Schengen janë përparësitë strategjike për qeverinë, shtoi ai.

Falë hyrjes në Eurozonë, rreziku i monedhës dhe kostot e lidhura me kursin e këmbimit do të zhduken, normat e interesit do të bien, investimet e huaja do të inkurajohen, opsionet për financim në tregjet e kapitalit do të rriten dhe vlerësimi i kredisë së vendit mund të përmirësohet me 2%, tha Plenkoviç. Kjo gjë do të lehtësojë eksportet dhe ardhjet e turistëve nga Eurozona.

- Advertisement -

Qeveria parashikon rimëkëmbje ekonomike prej të paktën 5% këtë vit dhe një rritje reale të PBB-së prej 6.6% vitin e ardhshëm, shtoi Plenkoviç.

Pas një rritjeje të konsiderueshme të deficitit buxhetor në 7.4% të PBB-së në vitin 2020, qeveria parashikon që ta ulë atë në 3.8% këtë vit, 2.6% vitin e ardhshëm dhe 1.9% në vitin 2023.

- Advertisement -

Qeveria parashikon të ulë borxhin publik nga 88.7% të PBB-së në vitin 2020, me 2% në vitin 2021 dhe me midis 3 dhe 4% në vit deri në vitin 2024, e cila është dy herë më shpejt sesa përcaktohet zyrtarisht në kriteret e Mastrihtit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit