-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kroacia nesër nënshkruan blerjën e 12 avionëve Iuftarakë në vlerë 999 milionë euro

Rekomandime

Presidenti i Francës Emmanuel Macron mbërriti sonte në vizitën e tij të parë zyrtare në Kroaci.

Zagrebi zyrtar pret mbështetjen e tij për zonën Shengen dhe eurozonën dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje për blerjen e avionëve Iuftarakë francezë.

- Advertisement -

Vizita e Macron do të fillojë me një darkë pune me kryeministrin Andrej Plenkoviq në një format më të ngushtë, me çështje globale dhe rajonale në agjendë.

Presidenti kroat Zoran Milanoviq do të presë presidentin francez të enjten në mëngjes në Pantovçak me të gjitha nderimet shtetërore dhe para se të niset për në Banski dvori, Macron do të vendosë kurorë lulesh në Monumentin e Atdheut.

Macron shprehu dëshirën e tij për të nderuar të vrarët në Iuftën e Atdheut dhe do të jetë i ftuari i parë më i lartë që do ta bëjë këtë në monumentin e ri të Zagrebit.

- Advertisement -

Ndryshe, Kroacia po blen nga Franca 12 avionë Iuftarakë francezë Dassault Rafale F3R të përdorura, 10 avionë Iuftarakë me një dhe dy ulëse me një çmim 999 milionë euro, të cilët do të paguhen në pesë këste nga viti 2022 deri në vitin 2026.

Dy ministrat e mbrojtjes, Mario Banozhiq dhe Florence Parly, do të nënshkruajnë një kontratë të enjten për të blerë Rafal, të cilin AFP e përshkruan si arma më e madhe e Kroacisë që nga Iufta për pavarësi.

- Advertisement -

Në vitin 2007, Rafale e dëshmoi veten në Iuftimet në Afganistan, më pas në Libi, Sahel dhe Levant, dhe në vitin 2015, shitjet e para të këtyre avionëve filluan në Egjipt, Katar dhe Indi një vit më vonë.

Kroacia është vendi i dytë në Bashkimin Evropian pas Greqisë që blen Rafale, dhe oferta franceze u zgjodh në konkurrencë me F-16 Block 70 i ri amerikan, JAS 39 Gripen i ri suedez dhe F-16 Barak i përdorur, izraelit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit