0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kryediplomati gjerman ia bën të qartë Serbisë: Kosova është kusht për hyrje në BE

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se zgjidhja e problemit mes Kosovës dhe Serbisë është një nga kushtet kryesore për këtë të fundit që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

Rregullimi i marrëdhnieve të pazgjidhura mes Beogradit dhe Prishtinës është një nga kushtet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -

Afatet ose disa dinamika të paracaktuara për anëtarësim në Bashkim nuk ekzistojnë, por do të ishte mirë nëse negociatat me Serbinë janë më dinamike.

Fakti që Qeveria e Serbisë ka njohur domosdoshmërinë e reformave është një fakt që na bën të lumtur.

Kur bëhet fjalë për zbutjen e pasojave të pandemisë së koronavirusit, BE do të jetë një partner me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do t’i sigurojë rajonit një ndihmë prej rreth 12 miliardë euro”, ka thënë kryediplomati gjerman në një intervistë për mediumin serb Kurir.

- Advertisement -

I pyetur se çfarë zgjidhje për Kosovën është e pranueshme nga Gjermania, status-quo, konflikt i ngrirë, ndarje e Kosovës apo njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy shteteve është një nga kushtet kryesore për Serbinë që të futet në BE.

Marrëdhëniet e pazgjidhura midis Serbisë dhe Kosovës kushtojnë shumë, për të dy palët. Një situatë e tillë, mbi të gjitha, ngadalëson zhvillimin ekonomik të të dy vendeve dhe kështu përfaqëson një frenim për të gjithë rajonin.

- Advertisement -

Për të mirën e njerëzve, do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të arrijmë një zgjidhje së bashku.

Kjo përfshin vënien në dukje të avantazheve për njerëzit, në mënyrë që të inkurajojë guximin kolektiv për të pranuar sfidën e pajtimit të ndërsjellë. Rregullimi i këtyre marrëdhënieve të pazgjidhura, në fund të fundit, është një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, i cili do të bëhej kështu shumë më afër për Serbinë.

Ne mbështesim fuqimisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE me të Dërguarin Special Miroslav Lajçak.

Për fat të mirë, heshtja që ka mbizotëruar në komunikimin midis Serbisë dhe Kosovës që nga vera e kaluar është kapërcyer.

Kjo tani hap një mundësi të mirë për t’u përdorur për të gjetur një zgjidhje në formën e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Një marrëveshje e tillë do të mundësonte anëtarësimin në BE në të ardhmen, por më e rëndësishmja – do të ishte me rëndësi të madhe për të ardhmen e njerëzve në Serbi dhe Kosovë”, ka thënë Mass.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit