1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryediplomati grek flet për njohjen e Kosovës: S’jemi pro krijimit të “vrimës së zezë”

Rekomandime

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka folur sot për mundësinë e njohjes së Kosovës nga Greqia, në një intervistë për gazetën “Real News”.

Shefi i diplomacisë greke ka komentuar tri çështje “të nxehta”, marrëdhëniet e Greqisë me Turqinë, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, çështjen e Qipros dhe Kosovës.

- Advertisement -

Lidhur me mesazhin e rolit të ri më të zgjeruar të përfaqësisë diplomatike të Kosovës në Athinë dhe dy vizitave brenda pak muajsh në Prishtinë, ministri Dendias është pyetur nëse Greqia planifikon njohjen e Kosovës dhe nëse ky akt është kundër të Drejtës Ndërkombëtare.

Ministri grek ka thënë se “integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane (Bashkimin Evropian), përbën një çështje prioritare, pasi stabiliteti në rajon ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë.

Nuk jemi pro krijimit të ‘vrimës së zezë’ në veriun tonë. Edhe pse nuk ka ndryshuar pozicionimi ynë në lidhje me statutin e Kosovës, mbajmë një qëndrim konstruktiv dhe mbështesim dialogun mes Prishtinës e Beogradit”.

- Advertisement -

Ai përmendi vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës e cila vlerësoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovë nuk përbën shkelje të së Drejtësisë Ndërkombëtare.

Lidhur me ligjshmërinë e një njohje të mundshme, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës rezultoi në vitin 2010 se shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së Drejtës Ndërkombëtare, pasi nuk ishte produkt i përdorimit të dhunës së paligjshme të dënuar nga Këshilli i Sigurisë, siç ishte shpallja e pseudoshtetit (Qipro) në vitin 1983.

- Advertisement -

Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë u themeluan mjaft shtete të reja, asnjë prej të cilëve nuk ishte rezultat i një sulmi të jashtëm”, përfundoi ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit