4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kryediplomati grek s’i jep garanci homologut serb për Kosovën: Mbështesim dialogun

Rekomandime

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias tha sot, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm serb, Nikola Selakoviq në Athinë, se Greqia do të vazhdojë ta mbështesë rrugën evropiane të Serbisë dhe se Athina mbështet dialogun Kosovë – Serbi.

Pa dhënë ngonjë ‘garanci’ se nuk do të lëvizin nga qëndrimi për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, shefi i diplomacisë greke tha se ka biseduar edhe për Kosovën me homologun e tij serb dhe se është shprehur i kënaqur me uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

- Advertisement -

“Ne mbështesim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i qasen takimit të ardhshëm në mënyrë konstruktive, i cili, siç tha Nikolla, do të zhvillohet pas disa javësh”, tha Dendias.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, pas një bisede tete-a-tete dhe një takimi plenar të delegacionit serb dhe atij grek, Dendias dhe Selakoviq thanë se kanë biseduar për çështje të shumta me rëndësi për të dy vendet dhe kanë shkëmbyer mendime për situatën në rajon, bashkëpunimin ekonomik dhe rrugën evropiane të Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa tha se Greqia mbështet rrugën e Shqipërisë për integrim në BE, Dendias shprehu shqetësimin për ngjarjet në Bosnjë e Hercegovinë, duke shtuar se vështirësitë atje kërcënojnë jo vetëm ekuilibrin e ndjeshëm atje, por edhe stabilitetin në të gjithë rajonin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit