4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kryediplomati sllovak: BE do të përballet me rreziqe nëse nuk çon sinjale pozitive për Ballkanin

Rekomandime

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, ka tërhequr vërejtjen për rreziqet me të cilat mund të përballet Bashkimi Evropian nëse nuk i dërgon sinjal të qartë rajonit të Ballkanit Perëndimor, raporton RTS.

Lajçak ka deklaruar se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për marrëdhëniet e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“Është e domosdoshme të gjendet një konsensus i ri për hapjen e negociatave për pranim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të përmirësohet politika e zgjerimit dhe të përgatitet samiti i majit i BE-së me Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Lajçak në konferencën mbi sfidat strategjike të BE-së në Ballkanin Perëndimor më 2020 në Berlin.

Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është të kuptohet se zgjerimi është agjendë pozitive, ndërsa ka shtuar se kohë më parë ka përshtypjen se zgjerimi po trajtohet si problem.

Lajçak ka shtuar se BE-ja duhet të ushtrojë ndikimin e vet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përcjell TASR.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit