1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryediplomatja gjermane në Prishtinë: S’ka rrugë të shpejtë për në BE

Rekomandime

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në një konferencë për media në Prishtinë tha se nuk ka rrugë të shpejtë për në Bashkimin Evropian.

“BE-ja është një projekt i paqes dhe para se gjithash është një bashkësi e vlerave, në të mirë të njerëzve. Kjo do të thotë që vlen për të gjithë njerëzit. Një vend që dëshiron t’i takon BE-së nuk duhet t’i përmbush vetëm kriteret ekonomike, por çështjet e demokracisë, sundimit të ligjit, respektimi i ligjit ndërkombëtar, këto janë kriteret themelore.

- Advertisement -

Nuk mund të kërcënosh një vend dhe njëkohësisht të flasësh për respektim të së drejtës ndërkombëtare dhe kjo vlen për të gjitha vendet. Dhe këtu nuk ka një rrugë të shpejt apo mekanizma të shpejta”, tha Baerbock, sipas përkthimit zyrtar.

Ajo përmendi kriteret që çojnë në Bashkimin Evropian duke thënë se duhet të bëhen hapa konkretë sa i përket forcimit të demokracisë.

“Ne këtë po e shohim në Ukrainë. Për Ukrainën dyert e Evropës janë të hapura dhe ne po përjetojmë një situatë dhe pikërisht këtu ka përpjekje të ndryshme të BE-së që t’i dalin kundër njëra tjetrës. Prandaj e kemi bërë të qartë se ka perspektiv në këtë drejtim, por për këtë duhet të bëhen hapa konkret sa i përket forcimit të demokracisë.

- Advertisement -

Unë e thash edhe më herët se nuk është e lehtë për një qeveri për t’i nisur reformat në një vend pikërisht ku jeton në një demokraci ku ka mendime të ndryshme s ai përket luftimit të korrupsionit apo forcimit të ligjit. Pikërisht kjo është rruga e cila çon drejt Evropës”, shtoi ajo, sipas përkthimit zyrtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit