-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kryeministres së Zelandës së Re i ndodh e papritura, anulon dasmën

Rekomandime

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern është detyruar të shtyjë martesën e saj për shkak të masave të reja kufizuese të vendosura nga qeveria e saj për të frenuar përhapjen e llojit të koronavirusit Omicron.

“Martesa ime nuk do të bëhet,” u tha Ardern gazetarëve, duke shtuar se i vinte keq edhe për çiftet e tjera që ishin gati të martoheshin dhe u prekën nga kufizimet e reja.

- Advertisement -

Kryeministrja e Zelandës së Re nuk e kishte zbuluar datën e dasmës me partnerin e saj prej kohësh Clark Gayford , por kishte spekulime se e kishin planifikuar të mbahej së shpejti.

“Kështu është jeta,” tha Ardern kur u pyet se si ndihej për vendosjen e rregullave që i dhanë fund dasmës së saj të planifikuar.

“Unë nuk jam ndryshe nga mijëra të tjerë të Zelandës së Re që kanë pasur ndikime shumë më shkatërruese të ndjera nga pandemia, gjëja më e tmerrshme e të cilave është paaftësia për të qenë me një të dashur ndonjëherë kur ata janë të sëmurë rëndë. Kjo do të tejkalonte çdo trishtim që ndjej.”

- Advertisement -

Shfaqja e nëntë rasteve të Omicron në një familje që udhëtonte midis qyteteve për të marrë pjesë në një dasmë dhe infektimi i një stjuardese në avionin me të cilin fluturuan, e detyruan Zelandën e Re të vendoste kufizime të reja që nga mesnata e së dielës.

Masat të jenë të vlefshme të paktën deri në fund të shkurtit dhe përfshijnë mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe ndalimi i grumbullimeve të njerëzve në ambjente të mbyllura.

- Advertisement -

Zelanda e Re nuk është goditur fort nga pandemia, me 15,104 raste infeksioni dhe 52 vdekje.

Kufijtë e vendit janë mbyllur për të huajt që nga marsi 2020, me qeverinë që shtyu planet e saj për t’i hapur ato deri në mes të janarit mes shqetësimeve për përhapjen e llojit Omicron.

Omicron është shumë më i transmetueshëm se varianti i mëparshëm Delta, por ka më pak gjasa të sëmurë rëndë njerëzit.

Rreth 94% e qytetarëve të Zelandezës së Re mbi moshën 12 vjeç janë imunizuar plotësisht kundër Covid-19 dhe 56% e atyre që kualifikohen kanë marrë një dozë përforcuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit