2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri Albin Kurti ngushëllon Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e babait

Rekomandime

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti i ka shprehur ngushëllime ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli dha familjes së tij, për vdekjen e kryefamiljarit Fazli Veseli.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZKM’ja ka bërë me dije se Kurti ka thënë se lajmin e ka marr me keqardhje të madhe.

- Advertisement -

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fazli Veselit, babait të Kadri Veselit.

Me keqardhje të madhe mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Fazli Veseli. Në këto çaste pikëllimi, i shprehë ngushëllime ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli dhe mbarë familjes Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, tha kryeministri Kurti”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Ndryshe, babai i Kadri Veselit, ka vdekur dje në moshën 94-vjeçare. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore gjatë muajve të fundit.

- Advertisement -

Varrimi i tij është bërë mbrëmë, derisa në ceremoni s’ka mundur të marr pjesë djali i tij i vogël, Kadriu, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit