1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri britanik: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit tjetër

Rekomandime

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, gjatë një konference në Delhi tha se është një “mundësi realiste” kur u pyet nëse ai pajtohej me inteligjencën që sugjeronte se bombardimet ruse të Ukrainës mund të vazhdojnë deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Putini ka një ushtri të madhe”, tha ai. “Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit”.

- Advertisement -

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar shton se “pa marrë parasysh” epërsinë ushtarake që Vladimir Putin mund të jetë në gjendje të sjellë gjatë muajve të ardhshëm “ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë frymën e popullit ukrainas”.

Duke iu referuar raporteve të zyrtarëve të inteligjencës perëndimore se Rusia mund ta fitojë Iuften në Ukrainë, Johnson tha se “gjëja më e trishtueshme është se kjo është një mundësi reale”, shkruan Sky News.

Johnson më tej tha se Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë pajisje ushtarake për forcat ukrainase, teksa konfirmoi se Ambasada Britanike në Kiev do të rihapet muajin e ardhshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit