-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri holandez për dy muaj nuk e vizitoi nënën që i vdiq për t’i respektuar masat e izolimit

Rekomandime

Shefi i qeverisë holandeze, Mark Rutte, nuk ka mundur ta vizitojë nënën gjatë ditëve të fundit të jetës së saj për shkak të masave kufizuese kundër përhapjes së koronavirusit. Megjithatë, një zëdhënëse tha se ai ka qenë me të ndjerën në natën e fundit para vdekjes.

- Advertisement -

Të hënën, kryeministri Rutte njoftoi se nëna e tij, 96-vjeçarja Mieke Rutte-Dilling, ka vdekur më 13 maj. Njoftohet se ajo nuk ka vdekur nga koronavirusi, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

“Ai i ka respektuar të gjitha masat kufizuese të koronavirusit dhe nuk e vizitoi nënën e tij për më shumë se tetë javë”, tha të martën zëdhënësja e kryeministrit holandez.

“Megjithatë, masat kufizuese lejonin që t’i jepet lamtumira një anëtari të familjes gjatë fazës së fundit të jetës. Kryeministri qëndroi me nënën e vet gjatë natës së fundit të saj”, shtoi ajo.

- Advertisement -

Ndryshe, në një deklaratë të publikuar të hënën, kryeministri Rutte tha: “Përpos pikëllimit të madh dhe të gjitha kujtimeve të këndshme, familja ime dhe unë jemi mirënjohës që kemi pasur mundësi ta kishim atë për një kohë kaq të gjatë.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit