2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryeministri Hoti në katër fjali bën pesë gabime drejtshkrimore

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka publikuar një shkrim në rrjete sociale për përvjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Në të janë pesë gabime drejtshkrimore.

Në fjalinë e parë, fjalën “vjet” e shkruan “vjetë”, ndërsa fjalën “Murit” e shkruan me shkronjë të vogël, “murit”, ndonëse bëhet fjalë për një objekt të përveçëm.

- Advertisement -

Në fjalinë e dytë, mbiemrin “gjermanogjerman” e shkruan “gjermano – gjerman”. Mbiemrat që formohen nga bashkimi i dy mbiemrave që tregojnë përkatësi etnike apo prejardhje gjeografike shkruhen ngjitur, pa vizë në mes dhe pa hapësira mes vizës lidhëse dhe pjesëve të fjalës.

Në fjalinë e tretë, mbiemrin “qenësor” e shkruan në formën e shumësit, “qenësorë”, ndonëse ky mbiemër vjen pas emrit në numrin njëjës, “kontribut”.

- Advertisement -

Në fjalinë e pestë, mungon trajta e shkurtër e përemrit vetor të vetës së tretë të numrit njëjës në rasën kallëzore. Duhet të jetë “kontributin që e ka dhënë” e jo “kontributin që ka dhënë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit