2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri Hoti në terren me çadër të prishur

Rekomandime

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një vizitë në fshatin Koretin të Kamenicës për të parë nga afër dëmet që janë shkaktuar nga përmbytjet.

Teksa ka njoftuar për vizitën e bërë në komunën e Kamenicës, ajo që është vënë re është çadra e prishur e kryeministrit në detyrë.

- Advertisement -

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Sot bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, vizitova fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit.

- Advertisement -

Dua të ritheksoj se, është shumë me rëndësi që nuk ka asnjë viktimë si pasojë e vërshimeve dhe kjo tregon ngritjen e kapaciteteve e institucioneve që të reagojnë në raste të tilla.

Me krijimin e Fondit Emergjent, përmes rezervës shtetërore, nga nesër Qeveria në detyrë, do të jetë e gatshme të pranojë vlerësimet e dëmeve nga komunat dhe në përputhje me mundësitë buxhetore të kompensojnë një pjesë të dëmeve për pjesën e parë, pra për shtëpi të banimeve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit