-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kryeministri Hoti: S’ka dialog teknik, por vetëm marrëveshje për njohje reciptoke

Rekomandime

Kreyministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë dialog teknik.

Hoti ka thënë se me Serbinë do të ketë dialog për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

- Advertisement -

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Kujtojmë, që rinisja procesit teknik të dialogut në Bruksel, në kohën kur pritej që ky proces të shkonte drejt një marrëveshjeje finale politike, po shoqërohet me kundërshtime në Prishtinë.

Pas 20 muajsh, dialogu Kosovë –Serbi ka rifilluar më 16 korrik në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic.

- Advertisement -

Pas këtij takimi, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik.

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, pritet që në këtë takim të vazhdojnë diskutime lidhur me dy tema te ngritura në takimin Hoti – Vucic.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit