2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryeministri i Kroacisë anuloi të gjitha aktivitetet për kosovarët e aksidentuar

Rekomandime

Kryeministri i Kroacisë, Andej Plenkoviq ishte në krye të detyrës të dielën kur anuloi gjitha aktivitetet dhe shkoi në Slavonski Brod.

Në këtë vend një autobus me targa të Kosovës devijoi duke rënë anash, me që rast dhjetë veta vdiqën e mbi katër dhjetë të tjerë u plagosën.

- Advertisement -

Pasi që vizitoi të lënduarit Plenkoviq tha se Kroacia i ofron Kosovës krejt ndihmën e mundshme në këto ditë të vështira për Kosoven.

“Kjo është një nga aksidentet më të rënda që kanë ndodhur në vendin tonë. Ne do të ndihmojmë të prekurit nga ky rast i rëndë derisa të jetë e nevojshme”, tha Plenkoviq.

Ndërkohë po me ndihmën e autoriteteve në Zagreb të dielën për t’i vizituar të prekurit e ngjarjes në Slavonski Brod, shkoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me disa ministra.

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës , Xhelal Sveçla, të hënën ka thënë se kjo është fatkeqësi shumë e rëndë për popullin.

“Ne edhe njëherë në këtë situatë takuam aleatin dhe popullin vëllazëror të Kroacisë. Autoritetet këtu kanë bërë krejt cka ka qenë e mundur nga momenti i parë për tu kujdesur për gjithë njerëzit e prekur. Tani po koordinohemi që njerëzit sa më parë të shkojnë në Kosovë apo të kthehen në Gjermani nëse duan”, tha Sveçla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit