2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kryeministri i Kroacisë telefon Albin Kurtin, e siguron se po merren të gjitha masat për t’i shpëtuar të Iënduarit

Rekomandime

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar përsëri pas aksidentit tragjik në Kroaci, ku 10 kosovarë kanë vdekur e dhjetëra të tjerë janë pIagosur.

- Advertisement -

Kurti në një postim në Twitter shkroi se është kontaktuar përmes telefonit nga kryeministri Kroat, Andrej Plenkoviç, i cili e ka siguruar se po merren të gjitha masat lidhur me rastin.

Shefi i Qeverisë ka falënderuar autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë.

“Në valën e kthimit të qindra mijëra diasporës sonë për bashkime familjare, një autobus nga Frankfurti në Prishtinë ka dalë nga rruga në Kroaci duke lënë 10 të vdekur, 8 të pIagosur rëndë & 4 nën operacion”, shkroi ai, gjersa shtoi se “Është një ditë tragjike dhe e trishtuar për vendin tonë dhe për njerëzit tanë”.

- Advertisement -

“Kam marrë një telefonatë nga Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkovic i cili më ka siguruar që po merren të gjitha masat për të bërë më të mirën për të shpëtuar jetën e të pIagosurve rëndë dhe për tu kujdesur për të pIagosurit. Falënderoj autoritetet kroate për përgjigjen e shpejtë”, tha Kurti në Twitter.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit