1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri i ri japonez falënderon Kurtin për urimin, zotohet për vazhdim të mbështetjes ndaj Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i ri i Japonisë Fumio Kishida ka falënderuar homologun e tij kosovar Albin Kurti për “mesazhin e dashur” që ia bëri në ditën kur ai u ngjit në pushtet.

Ai ka thënë se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën e saj europiane, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

“Japonia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Kosovës për reforma drejt integrimit europian nën Iniciativën e Bashkëpunimit për Ballkanin Perëndimor”.

Në urimin e tij edhe Kurti shprehu gatishmërinë për forcim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Japonisë.

“Urime për Fumio Kishida që u zgjodh kryeministri i 100 -të i Japonisë. Pres të forcoj marrëdhëniet tona dhe të punoj në fusha me interes të ndërsjellë”, kishte shkruar Kurti.

- Advertisement -

Kishida u zgjodh kryeministër më 4 tetor të këtij viti. Vjen nga Partia Liberale Demokratike dhe e pason bashkëpartiakun e tij Yoshihide Suga.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit