1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri kërkon nga opozita mirëkuptim dhe bashkërendim për dialgoun me Serbinë

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë edhe një herë thirrje partive opozitare që t’i bashkohen në procesin e dialogut me Serbinë. Hoti thotë se pret nga Albin Kurti dhe Kadri Veseli që të shprehin gatishmëri për të bashkëpunuar sa i përket procesit të negociatave me Beogradin.

- Advertisement -

Kreu i ekzekutivit thotë se ruajtja e subjektivitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës janë synime për të cilat kanë njoftuar edhe miqtë ndërkombëtarë.

Gjithashtu Hoti thotë se në javën e parë të tij si kryeministër i Kosovës ka kontaktuar me administratën e Trump, Brukselin, Parisin e Berlinin, për të riparuar raportet që sipas tij ishin dëmtuar gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Hoti thotë se në ditët në vijim do të bëjnë përpjekje për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe për kthimin e vendit në normalitet.

- Advertisement -

Kreu i Qeverisë ditë më parë në objektin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka propozuar planin e tij për dialogun me Serbinë, ku theksohet se integriteti territorial dhe rendi shtetëror i Kosovës nuk vihen në diskutim në tavolinë përballë Serbisë.

Njoftimi i plotë i Hotit:

- Advertisement -

Java jonë e parë e shërbimit në Zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte një sinjal i qartë i përkushtimit, punës dhe partneritetit. E kemi bërë bërë publik projektin tonë për rimëkëmbje ekonomike, si dhe për luftimin e COVID-19.

Po ashtu, e kemi bërë publik para opinionit, partnerëve të koalicionit dhe atyre ndërkombëtarë platformën tonë për dialogun me Serbinë. I përkushtuar për konsensus politik, ftova miqësisht dhe institucionalisht opozitën. I falenderoj partnerët e koalicionit për përkushtimin në këtë proces dhe vullnetin e tyre për bashkërendim. Në anën tjetër, pres nga opozita mirëkuptim dhe gatishmëri për të diskutuar e bashkërenduar veprimet e qëndrimet e shtetit të Kosovës lidhur me dialogun në të ardhmen.

Përkushtimi ynë për të promovuar subjektivitetin e vendit dhe për të ruajtuar integritetin e tij janë synime të përbashkëta që ndajmë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë.

Takimet me ambasadorët e Quintit si dhe bisedat telefonike konstruktive e të hapura me administratën Trump në Ëashington, me Brukselin, Berlinin e Parisin, ishin hapi i parë, por shumë i rëndësishëm, për të kthyer në normalitet mardhëniet tona të dëmtuara jo pak në të shkuarën e afërt.

Në ditët në vazhdim të gjithë do të shohim një energji të re të Qeverisë për të ndalur rënien ekonomike dhe për ta nxjerr atë në bregun e normalitetit dhe përparimit, një përkushtim për të promovur dhe monitoruar masat anti-COVID, të cilat janë jetike për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, si dhe një vullnet për të ulur heshtat e luftës së pakuptimtë politike, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet qëllim në vetvete e jo në mbrojte të interesit qytetar.

Qëllimi ynë është kthimi i NORMALITETIT dhe ZHVILLIMI. E për këtë na duhet shumë punë e përkushtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit