1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri kroat Plenkoviq, i dërgoi një porosi të fuqishme dhe të qartë Serbisë

Rekomandime

Përderisa Serbia “vajton” 4 gushtin e vitit 1995 kur Ushtria kroate filloi aksionin ushtarak për të zhbërë të ashtuquajturën “Srpska Krajina”,Kroacia e feston si një nga ditët më të ndrituar të historisë së saj të re për të rikthyer sovranitetin mbi territorin e shtetit ,pjesë të së cilit ishin mbajtur të okupuara nga okupatorë serb.

Me këtë rast të shënimit të aksionit “Oluja” kryeministri kroat ka dhënë një porosi të qartë për Serbinë.

- Advertisement -

“Ishtë një mundësi për të kujtuar ditën e krenarisë dhe fitores, por edhe një shprehje e mirënjohjes së përhershme për të gjithë ata që dhanë jetën për ta bërë Kroacinë krenare,” ka thënë kryeministri i Kroacisë.

Ai tha se Kroacia kishte arritur të krijojë një forcë ushtarake të respektuar e cila mundi politikat kriminale të regjimit të Millosheviqit.

“Kjo i dha fund luftës dhe vendosi paqen. Ne e paguam atë me jetën e bijve më të guximshëm kroatë, të cilëve iu jemi faleminderues përgjithmonë, si dhe pjesëtarët e pakicave të shumta që gjithashtu mbrojtën Kroacinë,” tha Plenković.

- Advertisement -

Siç tha ai, Kroacia gjithmonë do ta festojë “Olujën” me dinjitet, në mënyrë që, brezat e ardhshëm të ushqejnë traditën e Luftës Atdhetare.

“Ne udhëhiqemi nga një politikë pajtimi, bashkëjetese dhe mirëkuptimi, duke respektuar të vërtetën historike dhe duke shprehur nderim për të gjitha viktimat. Kjo nuk do të thotë që ne do të lejojmë që dikush ndonjëherë të vërë në dyshim legjitimitetin e “Olujës”. Ky është një mesazh Serbisë e cila do të duhej të braktisë politikën e kotë të së kaluarës dhe t’i kthehet politikës së pajtimit ” , “tha tha kryeministri kroat,Plenkoviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit