-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri Kurtin dhe emisari i SHBA-së Escobar, bëhen bashkë në “American Councils”

Rekomandime

Shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përgjatë qëndrimit të tij disa ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar takime me kompani të mëdha të teknologjisë e biznesit, derisa kah fundi ka shpeshtuar numrin e takimeve të nivelit politik.

Ditë më parë është takuar më këshilltarin e Joe Biden për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, e pas atij takimi ka takuar edhe një numër senatorësh amerikanë.

- Advertisement -

Derisa në një organizim të American Councils, që ka shënuar edhe fundin e vizitës së Kurtit në kryeqytetin amerikan, kryeministri i Kosovës është parë edhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escbobar.

“Në përfundim të qëndrimit të tij në Washington D.C., Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga American Councils, ku u takua me drejtuesit e tij dhe mysafirë të tjerë të ftuar”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për rolin e American Councils në ngritjen e kapaciteteve intelektuale dhe profesionale si dhe përvojave kulturore të vendit nëpërmjet programeve të ndryshme nga të cilat kanë përfituar qindra studentë të Republikës së Kosovës. Ai tha se programe të tilla, ku studentët tanë shkollohen në universitete amerikane, për t’u kthyer pastaj për të dhënë kontributin e tyre në vendin tonë, janë tejet të rëndësishme për zhvillimin e vendit tonë. Në këtë mënyrë, përpos dijes dhe aftësive të përfituara, ndërtojmë edhe më shumë ura lidhëse ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, ka thënë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit