1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Kryeministri Kurtit përpIaset me gazetarët serbë: Në Kosovë nuk ka komuna serbe

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme është përplasur me gazetarët serbë rreth çështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Kurti i pyetur rreth Asociacionit, u ka thënë atyre se “nuk bëhet fjalë për ndonjë bashkim të komunave serbe, por për bashkim të komunave me shumicë të popullatës serbe”.

- Advertisement -

“Pikë së pari nuk ka në Kosovë komuna serbe. Nuk ka as “komuna shqiptare”, as “komuna serbe”. Ka komuna me shumicë të popullsisë shqiptare, dhe shumica e komunave janë të tilla, por ka edhe komuna me popullsinë serbe shumicë. Por nuk ka “komuna serbe”. Nuk ka të tilla. Komunat u takojnë qytetarëve. Nuk ka komuna sipas përkatësisë kombëtare. A e shihni, idetë i keni të gabuara”, ka thënë Kurti derisa është ndërprerë disa herë nga gazetarët e Tanjug dhe Tv Prva.

Për Kurtin, argumenti është se, siç thekson ai, “Serbia nuk mund të kërkojë diçka që nuk është e gatshme ta bëjë në shtëpi të saj”, duke thënë se a do të ishte e gatshme Serbia të krijojë bashkësi të komunave me shumicë hungareze, rumune, apo edhe shqiptare në Luginë”.

“E dyta, është shumë e rëndësishme ta dini se ajo marrëveshje, prej 10 vitesh nuk ka e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Dhe unë zotohem për marrëdhënie të mira të ndërsjella me Serbinë që do të bazohen në reciprocitet. Nuk mund të kërkosh diçka te tjetri nëse nuk je në gjendje ta zbatosh atë si parim marrëdhëniesh. Pra edhe në Serbi ekzistojnë bashkësi të tilla. A është Serbia e gatshme të ketë bashkësi të komunave me shumicë hungareze, rumune boshnjake apo myslimane në Sanxhak, e Shqiptare në Luginë të Preshevës? Nuk mund ta kërkosh te tjetri atë që ti nuk je në gjendje ta bësh në shtëpinë tënde”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit