1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryeministri malazez i reagon Kurtit për demarkacion: E papranueshme, cenohet integritetin territorial i Malit të Zi

Rekomandime

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se çështja e demarkacionit do të zgjidhet me qeverinë e re malazeze dhe në këtë mënyrë do të “korrigjohet gabimi” i bërë nga qeveritë e mëparshme të Kosovës duke “dhuruar 8200 hektarë”.

Krivokapiq e ka quajtur provokim të papranueshëm këtë deklaratë të kryeministrit Kurti, për të cilën ka thënë se shpreh aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi.

- Advertisement -

Krivokapiq po ashtu ka thënë se ndaj kësaj deklarate po hesht i mandatuari për kryeministër, Dritan Abazoviq dhe nga presidenti i malit të Zi.

“Unë e konsideroj një provokim të papranueshëm deklaratën e zotit Kurti, deklaratë e cila shpall aspirata të rrezikshme për të cenuar integritetin territorial të Malit të Zi.
Interesante është se nuk ka asnjë reagim nga presidenti i Malit të Zi dhe i mandatuari antikushtetues Dritan Abazoviq”, ka shkruar Krivokapiq në Twitter.

- Advertisement -

Gjatë ditës së djeshme, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se po e pret qeverinë e re në Mal të Zi që të fillojnë takimet e përbashkëta ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, siç u zhvilluan me shtetet tjera të rajonit.

Temë diskutimi tha se do të jetë edhe çështja e Demarkacionit me këtë shtet, i ratifikuar katër vite më parë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit