1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Kryeministri malazez: Sikur të isha unë shefi atëherë, ia kisha tregu vendin Kosovës

Rekomandime

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka folur për mediumin serb, “Blic” në lidhje me Kosovën dhe se si shihet ajo në shtetin që ai udhëheq.

- Advertisement -

Krivokapiq tha se “për një pjesë të popullsisë, [Kosova] është çështje emocionale dhe ata e konsiderojnë atë si pjesë të patjetërsueshme rë Serbisë”. Ai befasoi duke theksuar se po të ishte kryeministër i Malit të Zi para se ky shtet ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, ai nuk do ta kishte bërë kurrë këtë gjë.

“Nëse do të isha kryeministër i Malit të Zi në një situatë kur Mali i Zi ende nuk e ka njohur Kosovën, unë kurrë nuk do të isha dakord që ajo të ndodh.

Por gjithçka ka mbaruar para se të vij në qeveri dhe para kësaj qeverie”, deklaroi Krivokapiq.

- Advertisement -

Ai gjithashtu tha se nëse ata do të merrnin vendim tani për ta tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e ardhshme parlamentare. DPS [partia e presidentit malazezas, Millo Gjukanoviq] do të bënte gjithçka për ta ri-formuar qeverinë dhe për të marrë përsëri të njëjtin vendim për Kosovën.

Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, tha Krivokapiq.Në qeverinë e Malit të Zi që u formua në dhjetor të vitit që shkoi, ka pozitë të rëndësishme edhe shqiptari Dritan Abazoviq. Ai është i vetmi zëvendëskryeministër, pasi me Lëvizjen e tij Qytetare, URA mbështeti formimin e Qeverisë me në krye Krivokapiqin

- Advertisement -

Përveç partisë së Dritan Abazoviqit, Qeveria e Malit të Zi u mbështet në Kuvend nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA.

Kundër saj ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti kombëtare shqiptare dhe Partia Boshnjake.Me votat e 41 deputetëve, nga gjithsej 81 në Parlamentin e Malit të Zi, më 4 dhjetor u zgjodh Qeveria e re e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit