1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Kryeministri malazez vazhdon betejën me Abazoviçin, kërkon të votohet kundër tij

Rekomandime

Qeveria e Malit të Zi, në një mbledhje nëpërmjet telefonit, do të votojë sot për propozimin e Kryeministrit Zdravko Krivokapiç, që Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, të shkarkohet nga pozita e kryetarit të Këshillit Kombëtar për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, bën të ditur Radio Televizioni i Nikshiçit.

Sipas këtij televizioni, “duke pasur parasysh që shumica e ministrave në qeveri e mbështesin e Krivokapiqin”, është realiste që ky propozim të kalojë në mbledhjen telefonike të Qeverisë së Mali të Zi.

- Advertisement -

Ky Këshill, në krye të të cilit është Abazoviq është themeluar në dhjetor të vitit 2020. Propozimi i Dritan Abazoviç që Mali i Zi të ketë një qeveri të pakicës, ka nxitur tensione në Mal të Zi. Krivokapiç, i cili mund të shkarkohet në fillim të shkurtit, po e lufton Zëvendësin e tij Abazoviç. Ai ka propozuar që Abazoviç ta shkarkohet nga posti i Zëvendëskryeministrit, por për këtë duhet të ketë votim në Parlament.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit