1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryeministri polak i drejtohet Macron: Sa herë negociove me Putin, a e ndale?

Rekomandime

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, i është drejtuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron, këtë mëngjes, duke i thënë “Sa herë keni negociuar me Putinin dhe çfarë keni arritur”?

- Advertisement -

Sipas Agence France-Presse, Morawiecki u shpreh: Ne nuk diskutojmë, nuk negociojmë me kriminelë. Kundër kriminelëve duhet luftuar. Askush nuk negocioi me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, me Stalinin?

Morawiecki bëri thirrje për hetim mbi veprimet ruse në Ukrainë dhe për zbatimin e sanksioneve të mëtejshme.

“Këto masakra të përgjakshme të kryera nga rusët, nga ushtarët rusë, meritojnë të quhen siç janë. Ky është gjenocid dhe duhet gjykuar”, u tha Moraëiecki gazetarëve.

- Advertisement -

“Kjo është arsyeja pse ne po propozojmë një komision ndërkombëtar për të hetuar këto krime. Një komision i tillë “është thelbësor nëse duam të zbulojmë të vërtetën mbi shtrirjen e krimeve fashiste ruse”.

“Sanksionet janë të nevojshme. Ato që janë vendosur nuk po funksionojnë”, tha Morawiecki.

- Advertisement -

Ai gjithashtu kishte një mesazh për kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në lidhje me sanksionet ekonomike.

Morawiecki tha: “Nuk janë zërat e liderëve gjermanë të biznesit, të miliarderëve gjermanë që ndoshta po ju ndalojnë të ndërmerrni veprime, që duhen dëgjuar sot në Berlin, por zërat e grave dhe fëmijëve të pafajshëm.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit