6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryeministri slloven: Nëse BE’ja nuk zgjerohet në Ballkan, do ta bëjë dikush tjetër

Rekomandime

Gjatë presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, Sllovenia arriti ta rifuste termin “perspektivë anëtarësimi” në dokumente, në vend të një “perspektive evropiane” të thjeshtë për vendet e Ballkanit dhe Evropës lindore, thotë kryeministri slloven Janez Jansha.

“Një nga sukseset strategjike është se ne e kemi rikthyer në tryezë zgjerimin si një nga projektet kryesore strategjike të BE-së. Por kjo kërkonte shumë diskutime”, tha Jansha në një intervistë për televizionin publik slloven, duke folur për sukseset e qeverisë së tij.

- Advertisement -

“E kam thënë shumë herë në këto debate se pas gjithçkaje që kemi parë në Lindje dhe çfarë kemi parë në Ballkan në dekadat e fundit, duhet të jetë e qartë se BE-ja duhet të zgjerohet, duke zgjeruar hapësirën e lirisë dhe prosperitetit, dhe nëse BE-ja nuk zgjerohet, atëherë do të zgjerohet dikush tjetër”, tha Jansha, transmeton Gazeta Express.
Ai tha se në takimet në Bruksel ka arritur të përfshijë “perspektivën e anëtarësimit” në dokumentet e Bashkimit Evropian në vend të “perspektivës evropiane” të vendeve evropiane jashtë BE-së, gjë që sipas tij është kundërshtuar nga disa anëtarë të vjetër themelues të BE-së.

“Sidomos ka shumë oportunizëm kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Njëri nga liderët evropianë, nuk do t’ia them emrin, madje tha në debat: ‘Pse do t’i sjellim në Bashkimin Evropian”, tha Jansha, duke shtuar se në disa anëtarë të vjetër, mendjengushtësia ose “interesat nacionaliste” mbizotërojnë mbi vizionin e një Evrope të lirë, paqësore dhe të bashkuar.

“Projekti evropian nuk ka përfunduar ende dhe shumë vende që dëshirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian nuk janë ende të lira. Ai projekt duhet të vazhdojë dhe zgjerimi është element thelbësor i tij”, tha Jansha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit