4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryepeshkopi shqiptar në Argjentinë pushton rrjetet sociale me flamurin shqiptar

Rekomandime

Kryepeshkopi ortodoks me origjinë arbëreshe Alejandro Greco përveç misionit tij ndaj Zotit është gjithashtu një personalitet dhe aktivist i çështjeve shqiptare. Flamuri kuq e zi e shoqëron Kryepeshkopin ngado që shkon.

- Advertisement -

“Kryepeshkopi i shqiptarisë”, ashtu siç edhe e cilëson veten, shpesh publikon foto me flamurin dhe simbolet shqiptare, çka i ka rritur popullaritetin mes shqiptarëve të Argjentinës dhe më gjerë.

Në rrjetet sociale Greco shpesh ndan postime me dedikime për momente të ndryshme historike. Së fundmi është bërë viral për shkak të një postimi për përvjetorin e patriotit Mihal Grameno.

“Motra e Vëllezër Shqiptarët i dashur, të gjithë Shqiptarët i nderuar që ja duan të mirën Atëdheut, të gjithë pa përjashtim: Sot Përkujtojmë Përvjetori i 90°, më 5 Shkurt 1931, ndërroi jetë në Korçë, Publicisti, Shkrimtari, Atdhetarin dhe Heroit tonë, Luftëtari i Shquar Kombëtar, Mihal Ilia Grameno i madh: Lavdi e Përjetshme e Shume Respekt për Patriotin Mihal Grameno, Herojit i Pavekshem dhe Trim mbi Trima te Kombit tonë Shqipetar, që ka lanë Gjurmë Historike në të mire të Kombit Shqiptar, u kujtofsh brez pas brezi!!!”, shkruan Kryepeshkopi Greco.

- Advertisement -

Greco që është me origjinë arbëresh nga Kalabria është një famulltar në kryeqytetin e Argjentinës Buenos Aries.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit