2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Kryeshefi i KPM-së: Krijimi i një televizioni prej Lëvizjes Vetëvendosje, veprim i rrezikshëm për demokracinë

Rekomandime

Kryeshefi ekzekutiv i Komisionit të Pavarur të Mediave, Luan Latifi, e ka cilësuar të rrezikshëm për demokracinë krijimin e televizionit të Lëvizjes Vetëvendosje, “TVV”.

Latifi ka thënë se krijimi i mediumit televiziv nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje paraqet cenim të së drejtës së qytetarëve për informim të pavarur dhe të drejtë.

- Advertisement -

Në një shtet demokratik, një parti politike të mbajë në pronësi një televizion (qoftë edhe vetëm në platformat online, për të cilat KPM-ja nuk ka mandat të rregullimit) është kërcënim për demokracinë, shpërfillje e të drejtës për liri të shprehjes dhe cenim i të drejtës së qytetarëve për informim në mënyrë të pavarur, të drejtë dhe të paanshme”, ka thënë Latifi të enjten mbrëma.

Kryeshefi i organit që merret me rregullimin e shërbimeve audio-vizuale në Kosovë, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të marrë iniciativë për ndryshimin e Ligjit për KPM-në në mënyrë që ky organ të ketë mandat për rregullimin e platformave televizive online.

I bëj thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës që të iniciojë ndryshimin e Ligjit për KPM-në, e njëkohësisht, të veprojë me urgjencë në emërimin e tre (3) anëtarëve të KPM-së, për ta bërë funksional organin vendimmarrës të këtij institucioni”, thuhet në shkrimin e Latifit në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit