2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Kryetarët e komunave, Hoti, Likaj e Zemaj flasin sot për rishikimin e masave anti-COVID: S’përjashtohet mbyllja

Rekomandime

Sot me fillim nga ora 11:30 do të mbahet takimi mes kryetarëve të komunave, kryeministrit Avdullah Hoti, ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku do të diskutohet rreth rishikimit të masave anti-COVID-19.

Në këtë takim do të diskutohohet edhe për alternativat për nisjen e fillimit të vitit shkollor 2020-2021 dhe problemet e tjera komunale.

- Advertisement -

Ndryshe, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se mund të ketë një mbyllje të re, siç e ka quajtur të kontrolluar, por ka thënë se nuk do të jetë sikur në muajt mars e prill.

Nuk e përjashtoj mbylljen që ta kemi një kontrolle më të madhe për virusin, qe ta kemi në kontrollë shtatorin, sepse ka gripa të tjera. Ky është vlerësim, mund të ndodh që të ketë një mbyllje të kontrolluar pa e lënduar pjesën organizative të jetës, por që mbyllja na siguron ta kemi nën kontroll pandeminë, që në shtator të jemi super të përgatitur”, ka thënë Zemaj.

Ai ka paralajmëruar edhe kufizim të lëvizjes me orare.

- Advertisement -

Mbyllje jo si në mars, por mbyllje të kontrolluar dhe mirë të menaxhuar, duke organizuar formën e jetës, por në zbatimin e masave”, tha Zemaj, duke shtuar se para shtatorit mund të kthehet orari i lëvizjes për qytetarët me orare të caktuara.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit