1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetari i Luginës së Preshevës: Duam të jemi pjesëmarrës në dialogun Kosovë-Serbi

Rekomandime

Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kërkuar që të përfshihet edhe rajoni të cilin e përfaqëson në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Ai një kërkesë të tillë e ka bërë në një intervistë për mediumin ‘Euronews Albania’, teksa ka thënë se shqiptarët e kësaj ane po diskriminohen.

“Tema është aktuale dhe është pjesë e dialogut dhe ne duam të jemi pjesëmarrës që të tregojmë perspektivën e jetuar”, deklaroi ai.

“Kjo është temë tabu dhe shqiptarët janë diskriminuar prej 30 vitesh. Ne e kemi të përditshëm diskriminimin dhe ka munguar reagimi e strategjia nga qeveria në Kosovë dhe Shqipëri. Ne jemi të çuditur nga vëllezërit tanë në Shqipëri, që nuk ka pasur reagime më parë për Luginën e Preshevës,” tha ndër të tjera kryetari i Alternativës Arifi.

- Advertisement -

Për fatin e shqiptarëve në Jug të Serbisë, ka folur edhe deputeti nga Bujanoci, Shaip Kamberi.

“Ҫështja e Luginës së Preshevës është po ashtu një temë, e cila do të rëndojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe në tërësi raportet shqiptaro-serbe. Nuk mund të ketë paqe të plotë në Ballkanin Perëndimor dhe nuk mund të ketë fqinjësi të mirë me Kosovë, nëse Serbia vazhdon të diskriminojë shqiptarët në Luginën e Preshevës”, pati thënë ai në një intervistë për DW.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit