1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetari i SBASHK-ut: Kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur

Rekomandime

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, por me kujdes të shtuar.

- Advertisement -

Sipas tij, kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur.

“Dëshira e mësimdhënësve është që të fillojë viti shkollor në institucione arsimore…Mbase kthimi i tërësishëm i nxënësve në shkolla do të jetë i pamundur. Mendoj se kthimi i pjesshëm në shkolla do të jetë më i qëndrueshmi”, tha ai në RTV Dukagjini.

“Po e them edhe tash se nga takimet që kemi pasur me institucionet, kemi thënë se nëse nuk respektohen protokollet dhe rezikohen nxënësit e mësimdhënësit, atëherë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të mblidhet dhe mund të merret vendim që një mësim i tillë i rrezikshëm të ndërpritet. Ne jemi për fillim të vitit shkollor, por që ai të jetë i sigurt”, shtoi i pari i SBASHK-ut.

- Advertisement -

Më tej, ai shtoi se ky vit do të jetë më i vështiri që nga koha e okupimit.

“E kemi një armik të heshtur dhe tinëzar. Nëse SBASHK-u, MASH-i dhe institucionet tjera nuk janë bashkë, viti i ri shkollor do të fillojë, por do të ketë probleme”, deklaroi ndër të tjera Rrahman Jasharaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit