1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kryetari i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës” tregon për interesimin e shqiptarëve për t’u përfshirë në Iuftë

Rekomandime

Në Karakurt të Ukrainës jeton një komunitet prej rreth 5 mijë banorësh me prejardhje shqiptare.

Aleksader Dermenkli është kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”.

- Advertisement -

Ai thotë se ata jetojnë në një zonë shumë larg zonave të konfIiktit.

Dermenkli thotë se ka disa ushtarakë shqiptarë në Ukrainë, kur një numër prej tyre janë edhe në zonat e konfIiktit.

Ai thotë se pavarësisht se situate është e tensionuar Iuftë nuk do të ketë.

- Advertisement -

“Do të ulen politikanët në tavolinë dhe do të zgjidhin problemin, Iuftë nuk do të ketë”, deklaroi Dermenkli për RTK-në.

Ai thotë se shqiptarët nga Kosova e Shqipëria por edhe diaspora janë shprehur të gatshëm për t’iu dalë në ndihmë dhe madje edhe për t’u përfshirë në Iuftë.

- Advertisement -

“Duan të vijnë ushtarakë nga Kosova. Tashmë ka një ushtarak nga Shqipëria. Ata kanë qenë në shumë Iuftëra dhe duan të vijnë edhe këtu. Shqiptarët kudo që janë na ofrojnë ndihmë. Ata më marrin mua në telefon. Ne jemi në bisedime”, shtoi tutje Dermenkli.

Ndryshe, pas tensioneve Rusi-Ukrainë, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen sa më parë nga Ukrania.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konfIikti të hapur të armatosur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit