2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Kryetari i Shtimes tregon si i shpenzoi për dy dreka 1200 euro

Rekomandime

I pari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka reaguar pas raportimeve se vetëm për dy dreka zyrtare ai kishte shpenzuar 1200 euro. Thotë se këto para u shpenzuan, por jo ashtu siç u raportua.

- Advertisement -

Të dy drekat zyrtare janë shtruar në të njëjtin restorant, dhe opozita i ka quajtur shpërdorim i parasë publike.

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Aliu, i cili vjen nga radhët e VV’së,  ka treguar se si u shpenzuan ato para.

Ai tha se “800 euro janë ndarë për shënimin e 23 vjetorit të Betejës së Pashtrikut dhe organizimin e një darke për veteranët e UÇK-së në Komunën e Shtimes, ndërsa shuma prej 400 euro është ndarë për promovimin e librit të shkrimtarit shtimjan Banush Imerit, duke e ditur rëndësinë që paraqet një libër i tillë”.

- Advertisement -

“Këto dy shuma janë ndarë nga financat e parapara për Kryetarin, pasi zyra e financave nuk ka gjetur mënyrë tjetër të pagesës sipas kodeve të përcaktuara buxhetore”, shtoi ai.

Postimi i plotë i Aliut:

- Advertisement -

Lajmi në portalin ‘Koha’ me titullin ‘Kryetari i Shtimes shpenzoi 1.200 euro për dy dreka zyrtare’ është tërësisht i pavërtetë.

Për hir të opinionit publik dua të bëj disa sqarime,

prej se e kam marrë mandatin qeverisës si Kryetar i Komunës, kam bërë zero shpenzime për dreka e darka zyrtare. Kujdesi im i vazhdueshëm ka qenë i drejtuar në kursimin maksimal të parasë publike, që është parim personal e politik i imi.

Në lidhje me vlerat e theksuar në lajmin e sipërcekur, të cilat janë keqinterpretuar, ju sqaroj se më datë 14 dhjetor, 800 euro janë ndarë për shënimin e 23 vjetorit të Betejës së Pashtrikut dhe organizimin e një darke për veteranët e UÇK-së në Komunën e Shtimes, ndërsa shuma prej 400 euro është ndarë për promovimin e librit të shkrimtarit shtimjan Banush Imerit, duke e ditur rëndësinë që paraqet një libër i tillë. Pra, këto janë dy organizimet ku janë dedikuar ato shpenzime.

Këto dy shuma janë ndarë nga financat e parapara për Kryetarin, pasi zyra e financave nuk ka gjetur mënyrë tjetër të pagesës sipas kodeve të përcaktuara buxhetore.

Shpreh keqardhjen time të thellë për këtë artikull që nuk paraqet aspak të vërtetën dhe për të cilën nuk ka kërkuar asnjë sqarim shtesë nga ne, në anën tjetër, është shprehje po ashtu e një opozitarizmit të dobët ku nuk duhet të bien edhe mediat serioze. Ne mbesim të përkushtuar për transparencë e llogaridhënie kundrejt qytetarëve, taksat e të cilëve do të menaxhohen ndershmërisht dhe vetëm në dobi të mirëqenies qytetare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit